Fansat ‘idiotë’ të Atalantas fyejnë në baza raciste Edin Dzekon

Fansat ‘idiotë’ të Atalantas fyejnë në baza raciste Edin Dzekon

Një grumbull fansash ‘idiotë’ të Atalantas kanë fyer në baza raciste yllin e Interit, Edin Dzekos në pjesën e parë të ndeshjes.

Brohorimat kanë ardhura nga tribuna “Curva Nord” dhe sulmuesi 35 vjeçar boshnjak nuk është frikësuar që të reagojë, duke bërtitur para gjesteve të tifozëve vendas.

Siç thekson TuttoMercatoWeb tifozët kanë brohoritur “ti je romë” në drejtim të Dzekos, një kor racistë që ka bazë në Ballkan. Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ishte fyer njëjtë gjatë ndeshjes kundër Romës javën e kaluar, që detyroi Jose Mourinhon të intervenojë në përpjekje që ta ndal abuzimin.

Më shumë gjasë Atalanta do të dënohet me një shumë para njëjtë, me Serie A që vazhdimisht punon që mos të ndodhin incidente raciste gjatë ndeshjeve.

35 vjeçari Dzeko, i cili ka kontratë me Interin deri më 2023, është njëri prej lojtarëve kryesor të trajnerit Simone Inzaghi gjatë këtij sezoni, ku ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 6 asiste në 26 paraqitje në të gjitha garat për Zikaltërit.

 

 

Shpërndaje në: