Fansat ende nuk po mund ta kuptojnë çka po bënte këtu Donnarumma gjatë ndeshjes kundër Leipzigut
Gianluigi Donnarumma është një prej portierëve më të mirë në botë, nuk ka kuptim ta mohojmë në këtë pikë.
Gjiganti italian doli në skenë si tinejxher por është rritur shumë duke u shndërruar në prezencë kolosale mes shkopinjëve pingul, transmeton Periskopi.
Si mund ta harrojmë paraqitjen e tij në finalen e Euro 2020 kundër Anglisë në penallti?
Tash, pasi e ka siguruar transferimin e bujshëm te PSG, Donnarumma duket i vendosur të dominojë botën e portierëve në vitet e ardhshme.
Sidoqoftë, derisa ai bëri më të mirën për të mos pranuar golin e dytë nga Leipzigu, gjithashtu shumë lehtë ka mundur të jetë edhe shkaktari i pësimit të një goli në minutën e 22-të.
22-vjeçari doli në mënyrë të pa logjikshme nga porta në mes të fushës dhe hapi duart pa bërë asgjë.
Shikoni më poshtë.
The way Donnarumma just kept on spreading his hands…. pic.twitter.com/0GvJNr0njC
— LFC Ryuk (@CallMeRyuk) November 4, 2021
Natyralisht, fansat reaguan ndaj kësaj skene të çuditshme. /Periskopi.com/
U