Fansat e PSG-së hakmerren ndaj Barcelonës duke ndezur fishekzjarre jashtë hotelit të skuadrës në 4 të mëngjesit

Fansat e PSG-së hakmerren ndaj Barcelonës duke ndezur fishekzjarre jashtë hotelit të skuadrës në 4 të mëngjesit

Fansat e Paris Saint-Germainit ka arritur që të marrin një pjesë nga hakmarrja ndaj Barcelonës para ndeshjes së dytë të fazës së eleminimit direkt në Champions League.

Dy gjigantët evropianë u ndeshën kokë më kokë në ‘Camp Nou’ tri javë më parë dhe ishte skuadra e Mauricio Pochettinos ajo që triumfoi me rezultat 4-1, transmeton Periskopi.

Para përballjes në Kataluni u raportua se fansat e Barcelonës ndezën fishekzjarre para hotelit të PSG-së në mes të natës.

Por fansat e PSG-së nuk po rehatohen ende, pavarësisht epërsisë së madhe.

Ata u panë e u dëgjuan nëpër rrugët e Parisit mbrëmë me qëllimin që t’i shqetësonin futbollistët e Barcelonës.

Nuk hezituan as të ndezin fishekzjarre jashtë hotelit në ora 4 të mëngjesit.

Gazetari francez i futbollit, Robin Bairner konfirmoi në Tëitter se fishekzjarret u ndezën nga fansat e PSG-së në përgjigje të eventeve në Spanjë para ndeshjes së parë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: