Fansat e Liverpoolit të frustruar me VAR: Pranoi golin e Leicesterit, pavarësisht se duket qartë se është pozitë jashtë loje

Fansat e Liverpoolit të frustruar me VAR: Pranoi golin e Leicesterit, pavarësisht se duket qartë se është pozitë jashtë loje

Liverpooli ka ‘përjetuar’ një nga vendimet më të diskutueshme të VAR-it këtë sezon në humbjen dërrmuese 3-1 ndaj Leicester City.

Reds kaluan 1-0 në epërsi deri në golin e Mohamed Salah pas një super-asistimi nga Roberto Firmino, por pësuan një gol barazimi në një mënyrë tepër të çuditshme pak më shumë se dhjetë minuta më vonë.

Fillimisht gjyqtari Anthony Taylor u duk se dha një penallti për një faull mbi Harvey Barnes, por vendimi u ndryshua më pas për një goditje të lirë në buzë të zonës.

Specialisti i goditjeve, James Maddison goditi fortë dhe topi përshkoi zonën, por nuk u prek nga askush duke përfunduar në portë.

Fillimisht topi u mendua që u devijua nga Daniel Amartey duke u ndalur loja për pozitë jashtë lojë.

Sidoqoftë, erdhi konfuzioni i mëtejshëm nga VAR-i dhe goli u pranua më pas pasi këmba e Roberto Firminos u konsiderua se kishte lënë Amarteyn në lojë.

Vendimi milimetrik i VAR-it ka bërë që të përfolët shumë ky gol dhe tifozët e futbollit, e në veçanti të Liverpoolit ndihen të befasuar nga ky vendim.

 

Shpërndaje në: