Fansat e boksit janë të shqetëuar për fizikun e Tyson Furyt para meçit me Anthony Joshuan
Një video e Tyson Furyt po qarkullon nëpër rrjetet sociale dhe është e drejtë të themi se fansat janë të shqetësuar për fizikun e boksierit.
Kjo sidomos pasi Furyn e pret përballja e jashtëzakonshme me Anthony Joshuan më vonë këtë vit.
Fury është aktualisht kampioni në kategorinë e rëndë në WBC, pasi mposhti Deontay Wilderin në shkur të vitit të kaluar, por duket se ai është rehatuar si shumë jashtë ringut, transmeton Periskopi.
Në një stori në Instagram, Fury shihet në një plazh në Angli, duke vrapuar në detin e ftohtë pa fanellë.
Ai gjithashtu potencoi se temperatura ishte vetëm 3 gradë celsius jashtë.
Por fansat tash janë të shqetësuar rreth përgatitjes fizike të ‘Gypsy King’.
Tyson Fury going for a casual swim this morning…
[?️ @AndyLeeBoxing] pic.twitter.com/bbzdsQqZl9
— Michael Benson (@MichaelBensonn) February 12, 2021
Shikoni më poshtë reagimin e fansave. /Periskopi.com/