Fansat e Barcelonës ndezën fishekzjarre jashtë hotelit të PSG-së për t’ua nxjerr gjumin
Champions League rikthehet.
Pas dy muajve mungesë, kompeticioni elitar i Evropës rikthehet me përballje drithëruese.
Gjashtë herë kampioni evropian, Liverpooli i rikthehet aksionit pas një forme të dobët në Premier League.
‘Të Kuqtë’ do të kërkojnë t’u rikthehen rrugës së fitoreve kundër RB Leipzigut, në një ndeshje që do të zhvillohet në Budapest, transmeton Periskopi.
Mirëpo, ndeshja më e mirë e natës do të luhet në ‘Camp Nou’, mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit.
Premton të jetë një ndeshje e jashtëzakonshme mes dy prej skuadrave më të mira në botë.
Me Barçën që është tetë pikë prapa liderit në La Liga, gjiganti katalunas do të koncentrohet në triumfin në Champions League për herë të parë që nga viti 2015.
Dhe fansat e Barçës po bëjnë gjithçka që është e mundur për t’i mundësuar skuadrës së tyre avantazhin më të madh të mundshëm.
Në një video të publikuar nga ‘El Chiringuito’, shihen fansat e Barçës që kanë ndezur fishekzjarre në orët e hershme të mëngjesit jashtë hotelit ku skuadra e PSG-së po qëndron.
Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/
In an attempt to prevent PSG’s players from sleeping, Barcelona fans set off fireworks in front of their hotel the night before tomorrow’s mega clash. pic.twitter.com/WwCPN6zP7l
— Get French Football News (@GFFN) February 15, 2021