Fansat e Atletico Madridit ishin aq të zhurmshëm jashtë, saqë krijuan atmosferë brilante brenda stadiumit

Fansat e Atletico Madridit ishin aq të zhurmshëm jashtë, saqë krijuan atmosferë brilante brenda stadiumit

Atletico Madridi ka bërë një hap para drejt titullit në La Liga.

Pas lëshimeve nga Barcelona dhe Real Madridi, të cilat lëshuan pikë, ‘Rojiblancos’ e dinin se tri pikë kundër Real Sociedadit do t’ua siguronin atyre një distancë katër pikëshe nga rivalët, transmeton Periskopi.

Dhe mund ta kuptonit se djelmoshat e Diego Simeones ishin gati ta kryenin punën, teksa regjistruan një fitore 2-1.

Takimi ishte shumë i rëndësishëm sic u dëshmua edhe nga një numër i madh i fansave që u mblodhën jashtë impiantit.

Dhe ata krijuan një atmosferë aq të jashtëzakonshme, saqë videot shpejt shkuan viral nëpër rrjetet sociale ku dëgjohen brohoritmat e tyre brenda stadiumit.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: