Fansat e Arsenalit reagojnë shumë keq ndaj komenteve të Alioskit për Pepen para ndeshjes në PL
Arsenali dhe Leedsi ndeshen në Premier League, të dielën, në ‘Emirates’.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte me shumë zhvillime.
Nicolas Pepe ishte përjashtuar pasi goditi me kokë yllin e Leedsit, shqiptarin Ezgjan Alioski, transmeton Periskopi.
Reprezentuesi maqedonas u shtri në fushë në agoni dhe sulmuesi nga Bregu i Fildisht u largua.
Tensionet u ngritën pas vërshëllimës së fundit, kur Kieran Tierney shkoi të konfrontohet me Alioskin.
Mbrojtësi skocez u desh të mbahej para se të nisej drejt zhveshtores.
Alioski, duke gjykuar nga komentet e Patrick Bamfordit, mezi pret ndeshjen.
Bamford u shpreh në podkastin zyrtar të Leedsit: ”E dini çka, ai tha në zhveshtore ‘mezi pres të dielën’.
”Unë mendova, ‘pse?’, ai tha, ‘do të luaj kundër shokut tim Pepe përsëri’!”
Duket se përplasja me Pepen është ende në mendjen e tij.
Derisa fansat e Leedsit do të jenë të ngazëllyer me komentet e Bamfordit, fansat e Arsenalit nuk e kanë marrë shumë me sportivitet.
Shumë fansa të ‘Topçinjëve’ kanë reaguar keq në Twitter, siç mund ta shihni më poshtë. /Periskopi.com/