Fansat e Arsenalit po kërkojnë nga klubi ta largojë Bellerinin për zero euro, pas kësaj që bëri mbrëmë

Fansat e Arsenalit po kërkojnë nga klubi ta largojë Bellerinin për zero euro, pas kësaj që bëri mbrëmë

Hector Bellerin nxiti frustrimin e fansave të Arsenalit, pasi gabimi i tij ia dhuroi Chelseat golin e fitores në miqësoren parasezonale.

Spanjolli, 26-vjeçar, u inkuadrua në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke zëvendësuar Calum Chambers në ‘Emirates’, transmeton Periskopi.

Por vetëm tre minuta pasi Granit Xhaka anuloi golin e Kai Havertzit në pjesën e parë, Bellerin e katandisi keq punën.

Pakujdesia e tij ndikoi që të bënte një pasim të gabuar prapa në zonën e vetë, me topin që shkoi drejt e Tammy Abrahamit, i cili shënoi golin që doli të jetë i fitores për Chelsean.

Fansat ishin të shpejtë në reagimet e tyre, teksa shprehën shqetësimet në lidhje me mbrojtësin.

Një shkroi: ”Seriozisht, vetëm faleni diku Bellerinin.”

Një tjetër shtoi: ”A është kjo dëshmia që i duhet Artetas për ta vërtetuar se Bellerin nuk është i mirë sa duhet?”

Ndërsa i treti tha: ”Lojtarët si Hector Bellerin ende këndej, njeriu ka qenë shaka e vërtetë tash e një kohë, dhe dy javë para sezonit të ri ai ende po bën gabime.” /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: