Fansat duan që Rihanna të jetë presidente e këtij shteti
Fansat e shumtë të Rihannës kudo nëpër votë duan që ajo të udhëheqë Barbadosin, vendin e saj të lindjes.
Ata duan që ajo të zëvendësojë Mbretëreshën si kryetarja e ardhshme e shtetit së Barbadosit, meqë u konfirmua se monarkia britanike nuk do të jetë më në krye të ishullit të Karaibeve.
Qeveria e ishullit njoftoi javën e kaluar se kanë vendosur që ta lenë të shkuarën koloniale tërësisht mbrapa në vitin 2021, kur të heqin Mbretëreshën si kryetare e shtetit, në mënyrë që të ndahen përfundimisht nga qeverisja britanike.
Kryeministrja Mia Mottley në një fjalim konfirmoi se shteti do të vendosë një kryetar nga Barbadosi.
“Me anë të këtij veprimi ne kemi qëllimin që të tregojnë se cilët jemi dhe çfarë mund të arrijmë”, tha ajo.
Fansat e yllit 32- vjeçar po kërkojnë që artistja nga Barbados të jetë udhëheqësja e tyre.