Fansat anglezë po pinin birra në ora 7 të mëngjesit para ndeshjes me Gjermaninë
Fansat e futbollit anglez janë vërtetë dicka tjetër.
Sa herë që ndonjë kompeticion i rëndësishëm vjen rrotull vëmendjes së publikut anglez, alkooli lulëzon, transmeton Periskopi.
Restriksionet nëpër klube dhe bare dhe mungesa e parqeve të fansave gjatë Euro 2020, mund të ketë krijuar një atmosferë paksa të mangët në vend, krahasuar me kompeticionet e kaluar, por mos u ngatërroni: Fansat anglezë gjithmonë e gjejnë një mënyrë.
Para një prej përballjeve më të rëndësishme të gjeneratës për Anglinë, disa prej fansave më të flaktë të ‘Tre Luanëve’ po pinin birra për mëngjes.
”ITV” vizitoi një bar në Shefild, të martën në mëngjes, dhe gjetën disa fansa duke pirë birra para ndeshjes së fazës së eleminimit direkt.
Pronari u shpreh: ”Kemi pasur njerëz që na vizitojnë nga gjithë vendi, vetëm për të bërë selfie para këtij vendi,” tha ai.
”Kjo është më e madhja sonte. Do ta kemi plot.” /Periskopi.com/
V
It’s 7.11am and England fans are in the pub already ???❤⚽️
That’s the most English thing I’ve seen for weeks ???#England #ENGGER #ItsComingHome pic.twitter.com/HNAxTfPZjV— Jade-Crissy Fage (@jadecrissy) June 29, 2021
The culture of England pic.twitter.com/7uOZRgigmO
— Ramblings of a Sikh (@RamblingSingh) June 29, 2021