Fansa të Android, telefoni i ri mund të jetë në duart tuaja në fund të qershorit
Telefoni i sapo-zbuluar nga krijuesi i sistemit operativ Android, i quajtur “Essential PH-1”, mund të fillojë me shpërndarje të njësive deri në fund të qershorit.
Në intervistën e tij të parë pas njoftimit të pajisjes, themeluesi i kompanisë Andy Rubin tha se ata kanë në plan të dorëzojnë porositë “brenda 30 ditëve”.
Për ata që nuk janë në dijeni, Essential mbanë një çmim prej 700 dollarëve dhe nuk është ende në shitje – tani mund të rezervoni një njësi duke shkuar në faqen zyrtare të kompanisë (regjistrimet janë vetëm për SHBA).
Telefoni do të vihet në dispozicion edhe nëpërmjet kanaleve të tjera, pasi Rubin ka vënë në dukje se partnerët e bartjes dhe shitjes me pakicë do të shpallen së shpejti, ndonëse nuk është zbuluar një kohë e saktë.