Fanellat në ankand, rekordin te Werder Bremen e vendos Milot Rashica
Werder Bremen ka organizuar një ankand, teksa ka shitur online fanellat që futbollistët kishin veshur në ndeshjen kundër Schalke 04.
Kjo ishte herë e tretë që klubi gjerman e bënte një ankand të tillë në Matchwornshirt.com.
Nga shitja e fanellave janë përfituar 12698 euro, që do të shkojnë të gjitha për Fondacionin SV Werder Bremen, që promovon sportin për fëmijë dhe të rinj në qytetin e Bremenit prej shumë vitesh.
Klubi gjerman ka publikuar të dhënat dhe zbulohet se fanella e Milot Rashicës është ajo që është blerë me çmimin më të shtrenjtë në ankand. 855 euro janë paguar për fanellën e sulmuesit dardan, ndërsa për fanellat e Theodor Gebre Selassie dhe Leonardo Bittencourt u paguan 739 dhe 725 euro. / abcnews.al