Fanella e Ronaldos del në ankand për shitje, paratë e fituara shkojnë për ushtrinë e Ukrainës
Një fanellë e Kombëtares portugeze, me autografin e Cristiano Ronaldo, u shit në ankand për 2200 euro për të mbledhur fonde për ushtrinë ukrainase, njoftoi këtë të hënë organizata ‘Save Ukraine Now’.
Fanella në fjalë ishte në posedim të një djaloshi 14-vjeçar dhe shuma e mbledhur do të përdoret për të blerë ilaçe për ushtrinë, zbuloi organizata.
“Shpresoj që fanella ime për ndeshjen e vitit 2019 kundër Ukrainës mund të ndihmojë të rinjtë që të kenë një të ardhme më të mirë dhe dua të përgëzoj Federatën e Futbollit të Ukrainës për këtë veprim. Duke u lutur për paqe”, tha Ronaldo cituar nga Save Ukraine Now në rrjetet sociale.
View this post on Instagram