Fanella e katërt e Interit ëshë aq e tepruar, saqë Serie A mund ta ndalojë përdorimin e saj

Fanella e katërt e Interit ëshë aq e tepruar, saqë Serie A mund ta ndalojë përdorimin e saj

Interi e ka lansuar fanellën e katërt për ta markuar llogon e re të klubit.

Në bashkëpunim me Nike, Inter ka krijuar një fanellë me forma gjeometrike që përmbajnë ngjyra të ndryshme vibrante, transmeton Periskopi.

Sipas uebsajtit zyrtar të klubit, fanella e re është inspiruar na Giorgio Muggiani, një prej themeluesve vizionar të klubit.

Guximshmëria e produktit qartazi ka nxitur shumë reagime dhe ka ndarë mendime.

Qartazi e vështirë ta impresionojë gjeneratën e vjetër, por të rinjëve mund t’ua shtojë entuziazmin.

Mendimet e ndara ishin evidente në Twitter pas lansimit të mërkurën, derisa më shumë pati më shumë kritika se lavdata.

p1f2m7f39g2hjj1e1gmv11i21sjkq.jpg

p1f2m7eogd48j123hj2u12lq7fbo.jpg

p1f2m7fd6i6751ktn3qs11el96ns.jpg

p1f2m7fp2c77h169o3oh184qneru.jpg

Sidoqoftë, sipas ‘Calcio e Finanza’, Interit mund t’i ndalohet përdorimi i kësaj fanelle në ndeshjet e Serie A-së, për shkak se rregullorja potencon se fanellat duhet të kenë maksimumi tre ngjyra të ndryshme.

Fanella e katërt e Interit përmban ngjyrën e kaltër, të zezë, të bardhë dhe të verdhë.

p1f2m5nbf4np0hrfrn413h31suum.jpg

Mirëpo, dera nuk është mbyllur krejtësisht për ‘Nerazzurrët’, pasi atyre eventualisht mund t’u lejohet të përdorin këtë fanellë, nëse dërgojnë kërkesë formale në Federatën Italiane. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: