Fanella e Dybalas më e shitur se e Cristiano Ronaldos në Serie A
Paulo Dybala ka thyer rekordin e Cristiano Ronaldos për numrin e shitjeve të fanellave në ditën e tij të parë pas transferimit te klubi i Serie A Roma.
Shifrat që lojtari portugez arriti kur nënshkroi për Juventusin në vitin 2018 janë më të ulëta se sa arriti Dybala pasi përfundoi transferimin e tij te Roma javën e kaluar, përcjellë Periskopi.
Dyqanet e ndryshme të klubeve të Romës kanë qenë absolutisht të mbushura me tifozë që përpiqëshin të merrnin fanellën e re me emrin e sulmuesit argjentinas.
“Që nga mëngjesi nuk jemi ndalur për asnjë moment, nuk kemi bërë gjë tjetër veçse të printojmë bluzat e Dybala ”, komentoi një punëtore.
Në faqen e klubit, historia ishte e njëjtë. Tifozët donin të merrnin në dorë fanellën e nënshkrimit të ri.