Fanella e Anglisë që kushton 184 euro është punuar nga punëtorët që u paguan 21 cent për orë
Fanella e Anglisë kushton £160, u prodhua në Bangladesh, aty ku punëtorët u paguan nën 21 cent në orë.
Kjo është fanella më e shtrenjtë e Anglisë ndonjëherë, kurse FA në vitin 2016-të vazhdoi 12 vjet kontratën me kompaninë Nike me vlerë £400 milionë funte.
Deputetja Jo Stevens, një anëtare laburiste e Komitetit Dixhital, Kulturës, Medias dhe Sportit, bëri thirrje për një hetim. Ajo tha:
“FA ka për detyrë të mbikëqyrë çdo aspekt të angazhimit të Anglisë në Kupën e Botës, duke përfshirë fanellën, për të cilën ne duhet të jemi krenarë si vend. Do të jetë e vështirë të jesh krenar nëse del se është bërë në kurrizin e njerëzve që shfrytëzohen.”
Nga fushata e Clean Clothes u tha: “Pagat e tyre nuk mbulojnë as nevojat elementare, aq më pak u mundësojnë atyre dhe familjeve të tyre të kenë jetë të denjë”.