Familjari i Ramë Bllacës i reagon Kurtit që ia përmendi emrin në fushatë: Për 4 vite s’e vizitove kullën, as s’e rinovove
Granit Bllaca, familjar i veprimtarit të çështjes kombëtare, Ramë Bllaca i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti që nuk e vizitoi për katër vite Kullën e Ramë Bllacës.
Veç kësaj, nuk ka arritur as ta realizonte projektin për renovimin e saj.
Sipas Granit Bllacës, Kurti ia ka përmendur edhe emrin Ramë Bllacës gjatë fushatës.
“Te faleminderit kryeminister, qe per 4 vite e vizitove disa here Kullen e Rame Bllaces dhe arrite ta perfundosh me perpikeri projektin per renovimin e saj dhe tani me krenari ia permend edhe emrin ne fushate.”
Mbase ky do te duhej te ishte postimi normal. Por, edhe pas 4 viteve pushtet e pas sa kerkesave e shkresave zyrtare nuk arriten as te realizonin renovim, as vizite e as takim” – ka shkruar fillimisht ai.
Tutje, Granit Bllaca ka përmendur edhe “dosje të përgatitura” dikur kundër tij.
“Sidoqofte, vizite Kulles mund t’i beni pas zgjedhjeve, se edhe ashtu mendoj qe do te keni kohe me shume!
E, kur ti te vish, mos harro, merri me vete edhe dosjet e pergatitura dikur kunder meje.
Mirupafshim ne Bllace!”