Familjari i heroit Vata i reagon Kurtit: Nuk je kryeministër i idealeve të Fadil Vatës e as bashkëveprimtarëve të tij

Familjari i heroit Vata i reagon Kurtit: Nuk je kryeministër i idealeve të Fadil Vatës e as bashkëveprimtarëve të tij

Labinot Vata, familjar i heroit Fadil Vata, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Kurti në një tubim elektoral të Vetëvendosjes në Suharekë se “gjendet në Suharekën e Fadil Vatës”.

Vata ka thënë se Kurti mund të jetë në Therandën e Fadil Vatës porse Kurti sipas tij, nuk është kryeministër i idealeve të Fadil Vatës e as bashkëveprimtarëve të tij.

“Theranda çdo ditë përkujton Fadil Vatën dhe veprat e tij, përkujtim të cilën nuk i’u bashkangjite asnjëherë, e tani në kohë fushate po e përdorë emrin e Fadil Vatës, për të marrë besim të qytetarëve, e i cili besim është keqpërdoruar nga ju gjatë katër vitëve të fundit, duke e izoluar Kosovën dhe duke e ndaluar atë në rrugën e saj drejtë zhvillimit dhe forcimit”, ka shkruar tutje avokati.

Sipas tij, qytetarët e Therandës janë koordinuar për ta ndaluar koordinimin e Kurtit “me miqtë e tij me mandat të rezervuar”.

Sot gjatë ditës Kurtit i reaguan edhe familjarë të Ramë Bllacës e Destan Bajraktarit, të cilët shprehën po ashtu kritika ndaj kryeministrit.

 

Shpërndaje në: