Familjarët tentojnë të fusin marihuanë përmes një xhakete në Dubravë

Familjarët tentojnë të fusin marihuanë përmes një xhakete në Dubravë

Sot, gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga një vizitor familjar për një të dënuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës, stafi ka hasur në një sasi të dyshuar të lëndës narkotike.

Substanca është tentuar të futej në mënyrë të kamufluar brenda rrobave dhe është zbuluar në një xhaketë gjatë procesit të kontrollit.

“Menjëherë pas zbulimit, është njoftuar Policia e Kosovës dhe janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për hetimin e rastit. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e tyre”, ka njoftuar ShKK përmes një postimi në Facebook.

Shpërndaje në: