Familja Jashari përfundon procesin e regjistrimit, stafi i ASK-së mirëpritet nga kryefamiljari Rifati

Familja Jashari përfundon procesin e regjistrimit, stafi i ASK-së mirëpritet nga kryefamiljari Rifati

Po vazhdon procesi i regjistrimit të popullsisë.

Sot stafi i Agjencisë së Statistikave ishte tek familja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Ata u pritën nga kryefamiljari, Rifati.

“Familja legjendare, Jashari ,përfunduan me sukses obligimin e tyre qytetar, e gjatë procesit nuk mungoi mirëpritja nga ana e tyre me ç’rast u falenderuan nga stafi i ASK-së për të cilët ka mbetur edhe shumë pak kohë deri në përmbylljen e këtij projekti”, thuhet në njoftim.

Regjistrimi i popullsisë ka nisur nga data 5 prill dhe përfundon më 17 maj.

Deri më tani raportohet se janë regjistruar 1.3 milionë banorë.

Familja Jashari mirëpriti regjistruesit e ASK-së

Kryefamiljari i familjes, z. Rifat Jashari me shumë kënaqësi hapi…

Posted by Agjencia e Statistikave të Kosovës on Sunday, May 12, 2024

Shpërndaje në: