Familja Glazer as që e ka në plan të shesë Manchester Unitedin

Familja Glazer as që e ka në plan të shesë Manchester Unitedin

Familja Glazer nuk kanë ndërmend të përkulen para presionit për të shitur Manchester Unitedin, pasi ata besojnë se ata mund të dyfishojnë vlerën e klubit në vitet e ardhshme.

Mijëra tifozë protestuan jashtë ‘Old Traffordit’ të dielën kundër pronësisë së amerikanëve ndaj ‘Djajve të Kuq’ dhe ndeshja kundër Liverpoolit u desh të shtyhej pasi një numër mbështetësish gjetën rrugën e tyre pë në ‘Old Trafford’, vetëm një orë para fillimit të ndeshjes, transmeton Periskopi.

Familja e cila vjen nga Florida, e bleu klubin në vitin 2005 për rreth 780 milion funta dhe klubi u fut menjëherë në borxh prej rreth 550 milionw funtave.

Në 16 vjet që nga ajo kohë, familja ka marrë rreth 1.5 miliardë funta nga klubi, në të holla mund të ishin shpenzuar për lojtarë, stadium dhe projekte të tjera. Pagesat e mëdha të interesave që u vendosën në klub në vitet e para të pronësisë së familjes i kushtuan Unitedit në tregun e transferimeve, me vetëm gjeniun Sir Alex Ferguson që e mbajti anën konkurruese. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: