Familja e ngushtë e Fadil Fazliut, e vizitojnë atë për herë të parë në Hagë

Bashkëshortja, vajza dhe djali, kanë vizituar në Hagë veprimtarin Fadil Fazliun.
Lajmin e ka bërë me dije djali i tij, Gzimi
“Sot dhe dje së bashku me nënën dhe motrën, vizituam babain tonë, Fadil Fazliu, në Hagë. Emocione të forta dhe mall i pakufishëm mbushën çdo moment të këtij takimi. Fjalët e tij na mbeten udhërrëfyes: ‘Mbani kokën lart, qëndroni të drejtë dhe të sinqertë në gjithçka që bëni’. Ai ju dërgon përshëndetje të përzemërta të gjithëve – familjes, shokëve dhe miqve. Besimi i tij është i palëkundur: e drejta mund të vonojë, por ajo gjithmonë triumfon. Liri dhe drejtësi për të gjithë Çlirimtarët që sakrifikuan për idealet e lirisë!”, ka shkruar në “Facebook” djali i Fadilit, Gzimi.