“Faleminderit vëllezër rumunë” – Tifozët serbë falënderojnë rumunët për mesazhin e shfaqur në ndeshjen ndaj Kosovës

“Faleminderit vëllezër rumunë” – Tifozët serbë falënderojnë rumunët për mesazhin e shfaqur në ndeshjen ndaj Kosovës

Një grup tifozësh nga Serbia kanë falënderuar rumunët pasi shfaqën parullën “Kosova është Serbi” në ndeshjen ndaj Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja që u zhvillua ditë më parë në Bukuresht vazhdon të jetë temë kryesore, pasi edhe UEFA ka nisur hetimet ndaj rumunëve dhe pritet që në vazhdim të marrë masa ndaj tyre.

Derisa UEFA po kryen hetimet e veta, në Serbi po shfaqen parullat falënderuese për tifozët e Rumanisë.

Një rast i tillë ka ndodhur dje, në ndeshjen mes Cukarickit dhe Crvena Zvezdas.

“Një rumun ka vetëm tre vëllezër – Danubin, pyllin dhe serbin. Faleminderit, vëllezër rumunë”, thuhet në parullën e shfaqur nga serbët.

Shpërndaje në: