“Faleminderit për fejesën”, reagon Melisa pas lajmeve se është në lidhje të fshehtë me Andin
Përgjatë ditëve të fundit, në rrjet është përfolur se Andi dhe Melisa e “Përputhen” janë çift, madje dhe bashkëjetojnë.
“Unë e di që Melisa ka ardhur për Andin, e zgjodhi Fatjonin për lojë, e zuri me gojë emrin tim për ‘show’…”, u shpreh Shqipe Hysenaj ditën e djeshme, e ftuar në “Top Albania Radio”.
Melisa ka mohuar që mes saj dhe Andit të ketë diçka, por ndjekësit nuk janë të bindur. Për këtë arsye, konkurrentja ka bërë një postim thumbues në rrjete sociale.
Ajo ka publikuar një video, me një pjesë të këngës së Dafina Zeqirit “Time out”. “Faleminderit për fejesën, faleminderit për martesën. Caktoni datën edhe çomani ftesën. Sillni sa më shumë hater-a, sallën sa më t’madhe. Mos mbesin t’u prit te dera se ju vjen marrë”, thuhet në tekst.