Falë këtij përbërësi, më nuk do të keni probleme me zbokthin

Falë këtij përbërësi, më nuk do të keni probleme me zbokthin

Kanella është një ndër erëzat më popullore që prej shekujsh përdoret në kuzhinë, kryesisht në përgatitjen e ëmbëlsirave.

Aroma e saj e veçantë është lehtësisht e dallueshme dhe e pangatërrueshme me asgjë tjetër. Megjithatë në artikullin e sotëm ju sugjerojmë që të merrni kanellën nga kuzhina dhe ta vendosni në banjo apo në çfarëdo lloj ambienti të përshtatshëm pasi do të jetë pjesë e 2 super trajtimeve kundër zbokthit dhe rënies së flokëve./periskopi.com

MASKË PËR TRAJTIMIN E ZBOKTHIT

Përbërësit që ju nevojiten për maskën e mësipërme janë:

5 luge gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër

2 lugë gjelle kanellë dhe

2 lugë gjelle mjaltë organike.

Përgatitja:

Fillimisht duhet të ngrohni vajin e ullirit në mikrovalë. Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për disa minuta. Shtoni kanellën dhe mjaltin dhe vazhdoni përzierjen derisa të formohet një masë kremoze. Aplikoni masën e përgatitur në skalpin e kokës me ndihmën e një furçe ose sfungjeri. Masazhojeni për 5 minuta me lëvizje rrethore. Lëreni të veprojë nga 30 deri në 60 minuta dhe lani kokën si zakonisht.

Për rezultatet më të shpejta dhe dobiprurëse përdorni maskën e mësipërme dy herë në javë.

 

Shpërndaje në: