Falë Ballkanit, Kosova shënon ngritje në koeficientin e klubeve

Falë Ballkanit, Kosova shënon ngritje në koeficientin e klubeve

Kosova ka shënuar ngritje në koeficientin e klubeve në UEFA.

Tani, Superliga e Kosovës gjendet në vendin e 33-të, duke lënë pas vetes shumë vende të njohura.

Krejt kjo vjen si rezultat i paraqitjeve të mira të Ballkanit në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Ekipi nga Suhareka fitoi në ndeshjen e parë në udhëtim ndaj Shkupit dhe të enjten do të luajë ndeshjen vendimtare, e cila i siguron një vend në fazën e grupeve të kësaj gare.

Llogaritur nga koeficienti i klubeve, Kosova renditet në vendin e 33-të, duke lënë pas vendet fqinje si: Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut.

Kosova u paraqit me katër ekipe këtë edicion në garat evropiane. Ballkani, Drita, Gjilani dhe Llapi ishin ekipet pjesëmarrëse, ndërsa në garë tani ka mbetur vetëm kampioni i Kosovës.

Shpërndaje në: