Fakte shkencore që çdo grua duhet t’i dije për shtypjen e lartë të gjakut

Fakte shkencore që çdo grua duhet t’i dije për shtypjen e lartë të gjakut

Shtypja e lartë dhe e ulët e gjakut janë dy gjendje, të cilat nëse nuk trajtohen me kohë dhe në mënyrën e duhur, mund të përfundojnë me pasoja të rënda shëndetësore.

Disa nga faktet shkencore të shtypjes së gjakut, të cilat duhet t’I dijë çdo grua janë:

Hipertensioni nuk ka simptoma- ky çrregullim është një vrasës I heshtur, pasiqë nuk shfaqë asnjë simptomë. Kjo është një nga anën më negative që hipertenioni ka. Gratë duhet të jenë të vetëdijshme për disa shenja të lehta, të cilat shfaqen e qw e paralajmërojnë hipertensionin. Këto shenja janë: kokëdhimbje, gjakderdhje nga hundët si dhe vjellje.

Tabletat kundër shtatëzënisë- kontraceptivët, e përdorur nga femrat, nganjëherë mund t’a rrisin shtypjen e gjakut. Nëse keni përjetuar ndonjëherë shtypje të lartë të gjakut dhe keni një histori familjare të prekur nga ky çrregullim, atëherë duhet të keni kujdes në përdorimin e kontraceptivëve.

Menopauza- ekziston një rrezik I shtuar I grave gjatë menopauzës, që të preken nga hipertenisioni. Disa prej tyre nuk shfaqin simptoma të dukshme, prandaj gratë mbi moshën 50-vjeç duhet të kenë kujdes të shtuar dhe të bëjnë kontrolla të shpeshta.

Ushtrimet fizike- janë mënyra më e duhur, për ta parandaluar hipertensionin. Ecja e shpejtë, vrapimi apo çfardo aktiviteti fizik, e zvogëlon rrezikun e prekjes nga ky çrregullim.

Shpërndaje në: