Fakte mahnitëse rreth trupit të njeriut, që nuk i keni ditur më parë

Fakte mahnitëse rreth trupit të njeriut, që nuk i keni ditur më parë

 

Por në fakt, trupi i njeriut është ndër mekanizmat më kompleks dhe më të mistershëm – të paktën kështu thonë doktorët dhe shkencëtarët.

Sidoqoftë, Telegrafi më poshtë ju sjell disa fakte interesante rreth trupit të njeriut, të cilat me të vërtetë do t’ju impresionojnë, shkruan Lajmi.

Gjurmët e gjuhës janë absolutisht unike; mbajeni mend këtë herën tjetër kur ia tregoni dikujt gjuhën.

Një qime e vetme e flokut mund të mbajë peshën e një molle të varur. Sidoqoftë, shkencëtarët nuk tregojnë se çfarë dimensione duhet të ketë molla.

Numri i baktereve që gjenden në gojën e një personi është i barabartë me numrin e njerëzve që jetojnë në Tokë, ose edhe më shumë.

Shpejtësia e një impulsi të trurit është rreth 400 km/h.

Nuk ekzistojnë vetëm katër lloje të ndryshme të gjakut siç kemi menduar, por faktikisht ekzistojnë 29. Grupi më i rrallë i gjakut i përket një grupi të vogël të familjeve në Japoni.

Gjatë një dite, gjaku jonë qarkullon një distancë prej 19,312 kilometrave.

Gjatësia e tërë nervave të trupit njerëzor është 75 kilometra.

Njeriu merr frymë rreth 20,000 herë në ditë.

Syri i njeriut mund të dallojë mbi 10 milionë ngjyra të ndryshme. Por, truri nuk mund t’i mbajë në mend të gjitha.

Veshët vazhdojnë rriten përgjatë tërë jetës me një shpejtësi thuajse të pabesueshme: një çerek milimetri në vit.

Zemra rrah 35 milionë herë në vit. Po pra, 35 milionë herë. Në vit!

Çdo ditë trupi i njeriut i humb përafërsisht një milionë qeliza të lëkurës.

Një metër katror e lëkurës përmban rreth njëqind sensorë të dhimbjes.

Një person mesatarisht konsumon rreth 35 tonë ushqim gjatë jetës së vet.

Njeriu shpenzon rreth pesë vite të jetës vet vetëm duke i kapsitur qepallat. Fatmirësisht kjo nuk na privon të bëjmë edhe gjëra tjera njëkohësisht.

Shpejtësia e një teshtime është 160 km/h.

Buzëqeshja i aktivizon 17 muskuj të fytyrës, përderisa qarja i aktivizon 43. Prandaj, buzëqeshni më shumë!

Shpërndaje në: