Fakte interesante për çajin e pëlqyer të kosovarëve

Fakte interesante për çajin e pëlqyer të kosovarëve

Çaji i zi përbën një ndër preferencat kryesore të njerëzve, kjo si rezultat i përfitimeve shëndetësore që ai sjell. Sa më shumë të oksidohen gjethet e çajit, aq më aromatik do të jetë ai dhe aq e lartë do të jetë përmbajtja e kafeinës.

Më poshtë ju sjellim disa fakte që s’i keni ditur rreth çajit të zi, apo çaj rusi siç e njohim ne:

  1. Redukton stresin

Çaji i zi, ka aftësi t’ia mundësojë trupit tonë të këndellet pas situatave steresuese. Në fakt konsumimi i këtij çaji nuk parandalon stresin por, veprimi i tij fillon gjysmë ore pasi të konsumohet, thonë hulumtuesit.

  1. Çaj i zi, apo çaji i rusit, nuk rrjedh nga Rusia.

Çaji i tillë prodhohet më së shumti në Indi dhe Shri- Lankë, por gjatë luftërave të ndryshme të cilat janë zhvilluar në kohët e lashta, këtë çaj e përdori ushtria ruse, sepse në atë kohë ushqim kryesor ishte buka dhe kishte mungesë të pijeve.

  1. Çaji i zi në ish-Jugosllavi, ka ardhur si produkt nga Rusia, dhe për këtë arsye, në atë kohë i janë referuar si çaj i rusit dhe jo si çaj i zi.
  2. Shija e çajit varet nga 1. Cilësia e çajit, 2. Uji në të cilin zin dhe 3. Ena në të cilën përgatitet.
  3. Do të ishte ideale që uji për çaj të jetë pa klor, ena për zierjen e tij nga një material neutral, ndërsa ibriku i çajit nga qelqi ose porcelani.
  4. Aroma e çajit të zi ka veti që të rezistojë për kohë më të gjata, krahasuar me të gjitha format e çajit.

Shpërndaje në: