Fajon: Do të mbështesim zgjedhjen e Sorensenit, dialogu Kosovë-Serbi në agjendën e BE-së

Fajon: Do të mbështesim zgjedhjen e Sorensenit, dialogu Kosovë-Serbi në agjendën e BE-së

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon, tha sot se ministrat e vendeve anëtare të BE-së do të mbështesin zgjedhjen e diplomatit danez Peter Sorensen si i dërguar i ri special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe tha se ky dialog do të jetë lartë në agjendën e BE-së, raporton RTV.

“Sot ne do të mbështesim të dërguarin e ri të posaçëm të BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, diplomatin e respektuar dhe të mirënjohur danez Sorensen, i cili tashmë ka udhëhequr delegacionet evropiane në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut,” u tha Fajon gazetarëve pasi mbërriti në BE nga mbledhja e Këshillit për Punë të Jashtme.

Ajo shtoi se “dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë të jetë i lartë në agjendën e Bashkimit Evropian”.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së konfirmuan të premten e kaluar emërimin e Sorensen si i dërguar i ri special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe miratimi përfundimtar duhet të jepet nga ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së në mënyrë që ai të mund të të fillojë mandatin e tij në fillim të shkurtit.

Sorensen u propozua nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kalas, si e dërguar speciale e BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Mandati i të dërguarit aktual të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, zgjat deri më 31 janar.

Shpërndaje në: