Fadil Fazliu nga Haga telefonon të djalin e tij për ditëlindje: Shpresojë se ditëlindjen tjetër të presim së bashku

Fadil Fazliu, i cili gjendet në paraburgim në Hagë, ka telefonuar sot djalin e tij Fahri Fazliun, i cili ka ditëlindjen.
Ky i fundit, i cili e mban emrin e heroit të kombit Fahri Fazliu, është shprehur optimist që ditëlindjen tjetër ta pret bashkë me babanë e tij.
“Sa më telefonojë nga burgu i Hagës babloki im Fadil Fazliu i cili padrejtësisht po mbahet në burgun e Hagës dhe më urojë ditëlindjen time. Shpresojë se ditëlindjen tjetër të presim në liri së bashku! Liri dhe drejtësi për gjithë Çlirimtarët”, ka shkruar Fahri Fazliu në profilin e tij në “Facebook”./PERISKOPI
Sa më telefonojë nga burgu i Hagës babloki im Fadil Fazliu i cili padrejtësisht po mbahet në burgun e Hagës dhe më urojë…
Posted by Fahri F. Fazliu on Saturday, March 22, 2025