Facebook-u thotë që 50 milionë llogari të përdoruesve ishin sulmuar
Facebooku ka thënë se “gati 50 milionë” e përdoruesve të tij janë lënë të ekspozuar nga një mangësi në siguri.
Kompania ka thënë që sulmuesit ishin të aftë të eksploatonin cënueshmërinë në një opsion të quajtur “Shiko si” [View as] për të marrë kontrollin nga llogaritë e njerëzve, shkruan Periskopi.
Prishja ishte zbuluar të martën, tha Facebooku, dhe e informoi menjëherë policinë.
Përdoruesit që potencialisht mund të ishin prekur, iu ishte ofruar mundësia të rikyqeshin të premtën.
Kjo mangësi ishte rregulluar, sipas kreut të sigurisë në kompani, Guy Rosen. /Periskopi