Facebook do t’i mbyllë të gjitha faqet me video të rreme (Foto)

Facebook do t’i mbyllë të gjitha faqet me video të rreme (Foto)

Facebook vazhdon politikën e saj penalizuese për faqet që sjellin gjëra të rrejshme në këtë rrjet social.

Pasi ndryshoi sanksionet për lajmet e rreme në Facebook, tani kompania ka vendosur të sanksionoi faqet me video të rreme.

Të gjitha ato faqe që njoftojnë për të klikuar në lajm videon me tekstin në fjalë dhe në fakt bëhet fjalë për një storie tjetër, ato faqe do të raportohen dhe do të mbyllen.

E njëjta vlenë edhe për faqet që kanë simbolin se ka video brenda lajmit por që në fakt janë bosh, të njëjtat do të raportohen dhe do të mbyllen./Indeksonline/

Shpërndaje në: