Facebook tani blen kompani të mobiljeve

Facebook e ka blerë kompaninë e famshme për blerje të mobiljeve, GrokStyle. Zëdhënësja e Facebook Vanessa Chan konfirmoi blerjen duke thënë se ndihen të ngazëllyer që kanë arritur këtë sukses.
“Ekipi dhe teknologjia e tyre do të kontribuojnë në zgjerimin e biznesit tonë” ka thënë Chan. GrokStyle, e themeluar në vitin 2016 është e specializuar në kërkimin vizual të blerjes së mobiljeve.
Kompania është e njohur për teknologjinë që lejon blerësit të kërkojnë mobilje dhe sende të tjera duke marrë fotografi me telefonat e tyre.
Facebook pritet ta fus së shpejti aplikacionin e saj Instagra, tek mundësia për të bërë biznes.