Facebook pastron Kosovën nga qindra profile e faqe që mashtronin qytetarët

Facebook pastron Kosovën nga qindra profile e faqe që mashtronin qytetarët

Facebooku ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm të cilin po e përkthejmë te lexuesit tanë.

Sot kemi fshirë 2632 faqe, grupe dhe llogari që përfshiheshin në sjellje joautentike të koordinuar në Facebook dhe Instagram. Operacionet që gjetëm ishin të lidhura me Iranin, Rusinë, Maqedoninë dhe Kosovën. Nuk kemi gjetur ndonjë lidhje mes këtij vargu aktivitetesh, por ato kanë përdorur taktika të ngjashme duke krijuar rrjete llogarish për t’i mashtruar të tjerët mbi atë se kush ishin apo çka po bënin.

Ne po punojmë vazhdimisht për të detektuar e ndaluar këtë lloj aktiviteti sepse nuk duam që shërbimet tona të përdoren për t’i manipuluar njerëzit. Po i fshijmë këto faqe dhe llogari bazuar në sjelljen e tyre, e jo në përmbajtjen që postonin. Në secilin rast, njerëzit pas këtij aktiviteti u koordinuan me njëri tjetrin dhe përdorën llogari të rreme për të prezantuar në mënyrë të rreme veten, dhe kjo ishte baza jonë për veprim, raporton Periskopi.

Derisa po bëjmë progres në çrrënjosjen e këtij abuzimi, siç e kemi thënë më parë, është një sfidë e vazhdueshme sepse njerëzit përgjegjës janë të vendosur dhe kanë para. /Periskopi

Shpërndaje në: