Facebook njeh zyrtarisht zgjedhjet e sotshme në Shqipëri
Një surprizë të veçantë ka bërë sot applikacioni aq shumë i përdorur nga shqiptarët. FaceBook i ka njohur zgjedhjet në Shqipëri dhe ditën e sotme i ka kushtuar një rubrikë të veçantë gjithë qytetarëve që duan të tregojnë se votuan.
Ka nisur prej orën 07:00 të mëngjesit të sotëm votimi për zgjedhjet vendore që po mbahen sot në Shqipëri për zgjedhjen e 61 kryetarëve të rinj bashkiak.
Në këto 30 vite këto janë zgjedhjet e para ku opozita më e madhe në vend nuk merr pjesë, dhe që prej disa muaj në vend diskutohej nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin apo jo.
Por pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës dhe mendjes së “pandarë” të presidentit Meta, zgjedhjet janë legjitime dhe me gjithë njohjen e BE dhe SHBA ato po zhvillohen sot sipas Kushtetutës.