Facebook ndalon reklamat e ‘ilaçeve’ kundër koronavirusit
Facebook do të zbatojë rregulla të reja mbi përmbajtjen e lidhur me koronavirusin që mund të postohet në këtë rrjet shoqëror për të zvogëluar histerinë në mbarë botën.
Në këtë mënyrë do të ndalohet përmendja e koronavirusit në atë mënyrë që të nxjerrë në pah një ndjenjë urgjence ose paniku, siç është, për shembull, reklamat që shesin mallra të caktuara duke përmendur furnizime të kufizuara si rezultat i përhapjes së virusit.
Ndalimi gjithashtu përfshin produkte reklamimi që premtojnë trajtim për sëmundjen COVID-19 të shkaktuar nga koronavirusi aktual, si dhe çdo reklamim që parashikon me qëllim parandalimin e sëmundjes.
Zyrtarët e Facebook po punojnë gjithashtu për të frenuar përhapjen e dezinformatave për epideminë, një aktivitet shtesë i nisur në fund të muajit të kaluar, kur virusi filloi të përhapet më shpejt.