Facebook do ta ndryshojë emrin prej javës tjetër
Gjiganti i mediave sociale Facebook po planifikon që ta ribrendojë kompaninë me një emër të ri prej javës së ardhshme, ka raportuar the Verge, duke e përmendur një burim që ka njohje direkte për çështjen.
Shefi ekzekutiv i Facebookut Mark Zuckerberg planifikon që të shpalos idenë e ndryshimit të emrit në një konferencë vjetore të kompanisë më 28 tetor.
Ngjashëm se si Google u ribrendua, ribrendimi do ta pozicionte Facebookun si një ndër shumë produktet e kompanisë, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.
The Guardian nuk e ka konfirmuar në mënyrë të pavarur raportin.
Zëdhënësi për Facebook u deklarua se kompania “nuk komenton në thashetheme apo spekulime”.
Kjo vjen në kohën kur Facebook është përballur me një dëmtim drastik imazhi pas zbulimeve që ka bërë ish punëtorja France Haugen. /Periskopi