Facebook dëshiron të tkurret

Facebook dëshiron të tkurret

Gjatë vitit të ardhshëm, do të fillojmë të shpenzojmë më pak kohë në Facebook. Shumë prej nesh që e përdorën atë për të lexuar lajme do të gjejmë më pak prej tyre për të lexuar. Ne do të shikojmë më pak video, dhe do të shohim më pak reklama. Në teori, Facebook do të bëjë më pak para nga ne – ose, të paktën, shkalla në të cilën rrjeti social bën gjithnjë e më shumë para do të ngadalësohet.

Sikur ta prezantonit këtë skenar tek drejtuesit e Facebook një vit më parë, do të kishte qenë shkak për alarm: dëshmi se diçka kishte shkuar thellësisht keq në platformë dhe një situatë që kërkon zgjidhje të menjëhershme. E megjithatë, që nga sot, kjo tani është ambicia e deklaruar e kompanisë: Facebook dëshiron të tkurret.

Hulumtuesit e Facebook kanë zbuluar se kur njerëzit janë duke komentuar në mënyrë aktive në postimet, ata kanë tendencë të ndjehen më mirë në përdorimin e rrjeteve sociale dhe të ndihen më mirë për veten në përgjithësi.

Ndryshimi mund të tingëllojë relativisht i vogël, por ka gjasë të ketë pasoja të rëndësishme për mesin e gjerë të përdoruesve të Facebook që nuk janë njerëz individualë, përkatësisht kompanitë e ndryshme, mediat, bizneset e vogla, markat e mëdha dhe të gjithë të tjerët që kanë synuar që përmes Facebook-ut në një mënyrë thelbësore të arrijnë tek audiencat dhe klientët.

Në një post dje, drejtori ekzekutiv i kompanisë Mark Zuckerberg tha se faqet e menaxhuara nga ato biznese ka gjasa të arrijnë tek shumë më pak njerëz në 2018.

Shpërndaje në: