Facebook dërgon KE-në para gjykatës
Platforma e medias sociale “Facebook” ka vënë para gjykatës Komisionin Europian për shkak të kërkesave për informacion nga krahu ekzekutiv i BE-së, të cilat i konsideron si tepër invazive.
Komisioni i BE-së ka nisur dy hetime antitrusti për sjelljen e “Facebook” në lidhje me praktikat e të dhënave të kompanisë dhe platformën e saj të tregut.
“Natyra jashtëzakonisht e gjerë e kërkesave të Komisionit do të thotë që neve do të na kërkohet të dorëzojmë dokumenta kryesisht të parëndësishme, që nuk kanë asnjë lidhje me hetimet e Komisionit, përfshirë informacione personale shumë të ndjeshëm”, tha Tim Lamb, avokati për Konkurrencën i FB, raporton ATSh.
“Ky informacion përfshin informacionin mjekësor të punonjësve, dokumentat personale financiare. Ne mendojmë se kërkesa të tilla duhet të rishikohen nga gjykatat e BE-së”, shtoi ai.
KE njoftoi se do ta mbronte çështjen e tij në gjykatë dhe se hetimi në “Facebook” vazhdon.