Facebook arrin vlerë rekorde të aksioneve

Facebook arrin vlerë rekorde të aksioneve

Facebook në tremujorin e tretë ka shënuar ngritje të profitit prej 79% në nivel vjetor dhe tash ka vlerën 4,7 miliardë dollarë.

Kompania me këto rezultate edhe një herë ka tejkaluar pritjet.

Facebook ka realizuar 10,3 miliardë dollarë të hyra, si dhe  1,59 dollarë të të hyrave GAAP për aksion. Kjo është shumë më larg se sa pritjet e prognozuara prej 9,84 miliardë të hyra dhe 1,28 dollarë për aksion, transmeton KosovaPress.

Kompania tash ka mbi dy miliardë përdorues aktivë në nivel mujor, si dhe 1,37 miliard përdorues aktivë në ditë.

Shpërndaje në: