Fabrizio Romano sapo e tha, Arsenali dëshiron mesfushorin gjigant të Chelseas
Sipas Fabrizo Romano, thuhet se skuadra e Arsenalit është në kërkim të mesfushorit fantastik të Chelseat, Jorginho.
Nga ana tjetër, Chelsea është gati ta shesë atë, por me një tarifë specifike, shkruan Periskopi.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari italian, Fabrizio Romano përmes një psotimi në Twitter.
“Arsenali i afrohet Chelseat për Jorginhon! Tani është një opsion në rast se marrëveshja e Caicedo nuk do të realizohet me Brighton që ende heziton të shesë. Chelsea, i hapur për të shitur Jorginhon, por do të kërkojë një tarifë të rëndësishme për ta lënë atë të largohet 6 muaj para përfundimit të kontratës”.
Arsenal approach Chelsea for Jorginho! It’s now an option in case Caicedo deal won’t go through with Brighton still reluctant to sell 🚨⚪️🔴 #AFC
Chelsea, open to sell Jorginho but will ask for important fee to let him leave 6 months before end of contract #CFC pic.twitter.com/ahkNSwakqC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 30, 2023