Fabrizio Romano: Kylian Mbappe lojtari më i ri i Real Madridit

Fabrizio Romano: Kylian Mbappe lojtari më i ri i Real Madridit

Pas triumfit ndaj Borussia Dortmundit në finalen e Ligës së Kampionëve, tifozët e Real Madridit marrin edhe një lajm tjetër të mirë.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, “Los Blancos” tashmë kanë nënshkruar me lojtarin francez, të cilin janë duke e ‘ndjekur’ që nga viti 2017.

Romano shton më tutje se çdo dokument tash është nënshkruar, dhe se njoftimi zyrtar nga klubi do të vije javën e ardhshme.

Është raportuar se Mbappe kishte marrë vendimin në shkurt që t’i bashkohet Real Madridit, derisa largimin nga PSG-ja e zyrtarizoi disa javë më parë.

Mbappe këtë edicion të garave është paraqitur në 48 ndeshje, duke shënuar 44 gola dhe duke kontribuar me 10 asistime.

Ndërkohë, Real Madridi doli kampion në tri kompeticione: në Superkupën spanjolle, La Liga dhe së fundmi, mbrëmë, në Ligën e Kampionëve.

Trofe këtë sezon ka fituar edhe Mbappe, i cili së bashku me PSG-në u kurorëzuan me titullin kampion, Kupën e Francës dhe Superkupën franceze.

Mirëpo, Mbappes nuk ia deshi në Ligën e Kampionëve, pasi u eliminua në gjysmëfinale nga Dortmundi.

Shpërndaje në: