Fabrika e njohur ‘GuardianGlass’ drejt shitjes së saj?

Fabrika e njohur ‘GuardianGlass’ drejt shitjes së saj?

Kur flasim për industrinë e xhamit, një ndër zgjedhjet e konsumatorëve janë edhe produktet e fabrikës se njohur të xhamit “GuardianGlass”,  e që kjo e fundit kohë më parë ishte shumë prezente në tregjet ndërkombëtare, përfshire Evropën, Rusinë dhe një pjese e Amerikës Qendrore, mirëpo gjatë pandemisë duket që kjo kompani ka pësuar tkurrje dhe çrregullime të shumta si në procesin e prodhimit po ashtu edhe në logjistiken e saj kudo nëpër botë.

Dy vite me parë, Guardian Glass shiti një nga fabrikat e saj më të mëdha në Rusi, si pasojë e luftës me Ukrainën, e që siç duket kjo goditje e ka lëkundur tej mase gjigandin në fjalë.

 

Kjo kompani kishte shkurtuar aktivitetin e prodhimit duke mbyllur edhe një nga fabrikat e saj edhe në Evropë, e që më pas ia vështirësuan shumë aktivitetin afarist të saj.

Sot përflitet shumë që kjo kompani ka bilance të mëdha negative në pasqyrat financiare të saj, dhe kudo në Evropë spekulohet që në çdo moment ajo do del në shitje, si pasojë e çrregullimit financiar dhe të tregut.

 

Kjo kompani ishte prezente në masë edhe në Evropën Juglindore, por pas pandemisë ajo goditet pamëshirshëm edhe nga konkurrenca e saj e fortë, ajo duket që është sfiduar në masë të madhe edhe nga AGC Glass dhe disa fabrika të tjera të cilat me politikat e tyre dhe investimet e mëdha në Evropë, e kanë shtrirë prezencën e tyre rreth gjithë Gadishullit Ballkanik

Njerëz të ndryshëm nëpër Evropë gjatë shtjellimit të kësaj teme fshehurazi përmendin edhe disa Klane Biznesmenesh nga Evropa Juglindore që ndikuan në çrregullimin e tregut të GuardianGlass, duke e bojkotuar dhe dhënë përparësi fabrikave të tjera, pjesë e atij Klani duket të jenë edhe një biznesmen nga Kosova, dhe një nga Shqipëria!

 

Kush do ta blej GuardianGlass, dhe sa do të jetë vlera, dhe a do te shitet në të vërtetë mbetet të mësohet në vazhdimësi.

Shpërndaje në: