Fabrika e municioneve, Berisha: Vendimet e Kurtit janë rrenë elektorale, këto janë populizëm sa për zgjedhje

Fabrika e municioneve, Berisha: Vendimet e Kurtit janë rrenë elektorale, këto janë populizëm sa për zgjedhje

Sot kryeministri Albin Kurti mori vendim për themelimin e një komisioni ndërministror që do të fillojnë me procedurat për hapjen e një fabrike për municione si dhe laboratorin për dizajnimin e fluturakeve pa pilot, shkruan Periskopi.

Këtë vendim të Kurtit, kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, Bekë Berisha në një prononcim për Periskopin e cilësoi si nismë të vonuar dhe sipas tij premtimet e kryeminstrit “janë rrenë elektorale”

“Vendimet e Kurtit kryesisht janë rrenë elektorale tash dy muaj para zgjedhjeve. Kosova ka kapacitet, se duhet vec investimi me qenë dhe është e nevojshme mirëpo kjo është e vonuar. Ky nuk do të jetë më kryeministër pas zgjedhjeve nuk e di pse merr këso vendime këto janë populizem, sa për zgjedhje”, tha Berisha për Periskopin

Komisioni ndërministror është i përbërë nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla.

Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me partnerët tanë

Shpërndaje në: