Fabregas paralajmëron Messin për Ligue 1

Fabregas paralajmëron Messin për Ligue 1

Cesc Fabregas ka paralajmëruar Lionel Messin për nivelin e lojës së futbollit në Ligue 1.

Fabregas ka insistuar se niveli i futbollit francez nuk është aq i dobët siç besojnë disa tifozë.

Spanjolli ka thënë se Monaco e Lille janë skuadra të mira, njësoj sikur Lyon dhe liga nuk është e një skuadre të vetme.

“Kur PSG nuk e fiton ligën, të gjithë e shohin si dështim, sepse ata shpenzojnë shumë. Të gjithë e shohin si ligë me një skuadër, por në pesë vitet e fundit aty janë edhe Monaco e Lille”, ka thënë Fabregas, transmeton Periskopi.

“Nuk është e lehtë siç mendojnë njerëzit. Është intensive, agresive dhe shumë e shpejtë, me lojtarë të fortë. Skuadrat mbrohen mirë”, ka shtuar ish lojtari i Barcelonës.

Lionel Messi do të ketë një aventurë të re në jetën e tij si futbollist, pasi kaloi një karrierë të tërë në La Liga. /Periskopi/

Shpërndaje në: