Fabian Balbuena mori të kuqin më të vështirë të sezonit kundër Chelseat sot

Fabian Balbuena mori të kuqin më të vështirë të sezonit kundër Chelseat sot

VAR edhe një herë ishte në qendër të vëmendjes gjatë vizitës së Chelseat te West Hami, të shtunën mbrëma.

Me ‘Të Kaltërit’ që po avanconin 1-0 në 10 minutat e fundit, nikoqirët mbetën me një lojtar më pak, transmeton Periskopi.

Qendërmbrojtësi, Fabian Balbuena mori kartonin e kuq për një ndërhyrje në Ben Chilëellin dhe ishte jashtëzakonisht vendim i vështirë nga Chris Kavanagh.

Mbrojtësi paraguaian pati kontakt me mbrojtësin e majtë të Chelseat në tentativë e sipër për ta larguar topin.

Balbuena nuk mundi të bënte absolutisht asgjë për ta shmangur kontaktin me Chilwellin, por gjyqtari prapë i gjykoi veprimet e tij si të rrezikshme dhe ia tregoi të kuqin si rezultat.

Shikoni vetë incidentin më poshtë… /Periskopi.com/

Shpërndaje në: