FA heton shkeljen e analistëve te të dhënave gjatë ndeshjes Aston Villa-Arsenal

FA heton shkeljen e analistëve te të dhënave gjatë ndeshjes Aston Villa-Arsenal

Federata e Futbollit e Anglisë do të hetojnë disa skena të përplasjeve tek bankat pasi që Arsenali shënoi gol të fitores në kohën shtesë kundër Aston Villas

Fitorja dramatike e Arsenalit kundër Aston Villës të shtunën hodhi në pah një skenë bizare në fund të ndeshjes pasi që Miguel Molina, i cili është pjesë e stafit të trajnerëve të Mikel Artetas, u përplas me Victor Manas, i cili është analist i të dhënave te Aston Villas. Manas u tërbua pas festimeve entuziaste të Molinas dhe u konfrontua me njeriun e Arsenalit, e cila gjë rezultoi me disa skena kautike në bankinë.

Federata e futbollit tani është duke hetuar këtë përplasje mes dy klubeve, të cilët do të përballën me sanksione, varësisht nga ajo që zbulojnë.

Arteta tha pas ndeshjes që Arsenali do ta shikojë më mirë këtë çështje. “Si çdo gjë që ndodh në tribuna dhe bankë, ne do ta shikojmë dhe adresojmë dhe do të marrim aksione të menjëhershme nëse është e nevojshme”, shpjegoi ai.

Villa u duk se do ta fitonte ndeshjen pasi që kaloi dy herë në avantazh. Megjithatë, Arsenali u kthye përsëri duke barazuar dhe shënuar dy gola në kohën shtesë për të marrë tri pikë.

Arsenali kthehet me ndeshje përsëri në Premier Ligë të shtunën ku do të luajë kundër Leicester City, derisa Aston Villa do të luajë kundër Evertonit të shtunën.

Shpërndaje në: