F1 konfirmon gjithçka: Katari do të kompletojë kalendarin e 2021, arrihet kontratë 10 vjeçare
Formula 1 do të zhvillohet edhe në Katar.
Katari do të jetë organizator i një Grand Prixi secilin vit në 10 vitet e ardhshme në Formula 1, përcjell Periskopi.
Formula 1 ka njoftuar se Katari ka kompletuar vendin bosh të kalendarit të vitit 2021. Gara do të zhvillohet në nëntor.
Negociatat mes Formula 1 dhe Katar kanë çuar në një marrëveshje 10 vjeçare, e cila fillon nga viti 2023.
Në vitin 2022 nuk do të ketë Grand Prix në Katar, pasi vendi do të fokusohet vetëm në organizmin e Kupës së Botës 2022 në futboll.
Katari bëhet vendi i katër nga Lindja e Mesme që i bashkohet kampionatit të F1, pas Bahrain, Abu Dhabi, dhe Arabisë Saudite. /Periskopi/